Ish banorët e Big Brother Vip Kosova, Xheneta Fetahu dhe Drilon Rama janë sërish në qendër të mediave.
Kjo pasi Xheneta ka publikuar disa biseda të zhvilluara me Drilonin, ku ky i fundit insiston që të takohen gjatë natës vetëm këta të dy.
Gjatë bisedës së zhvilluar, Driloni dëgjohet duke thënë që e ka marrë malli për Xhenetën, dhe se nuk don ta takojë askënd tjetër nga Bigu përveç saj.
“S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del. Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”, janë fjalët që Driloni ia thotë Xhenetës.
Në një instastory në Instagram, Xheneta thotë se i ka publikuar bisedat për shkak se shte e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i vet. Ajo nuk dha detaje të tjera mbi natyrën e kërcënimeve, por theksoi se dëshironte të mbrohej dhe të tregonte të vërtetën për sjelljen e boksierit pas përfundimit të spektaklit.
Ndërsa vetë Driloni nuk ka reaguar ende lidhur me bisedat që po qarkullojnë në rrjet./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohen burrë e grua
Me nismë të LDK-së, Stipe Mesiq shpallet qytetar nderi i Gji...
Ushtarët e FSK-së rrëmbejnë dy çmime në Kroaci
Eskalojnë temperaturat në vikend, maksimalja deri në 34 grad...
Endrit Thaçi për Bajram tek gjyshja në Burojë: Aty ku i pris...
Igli Hasani nga Greqia: Përfundimi i negociatave teknike me ...