Selektori i Kosovës, Franco Foda ka dal në konferencë për media para ndeshjes ndaj Islandës, sfidë kjo e cila luhet në kuadër të play-offit për Ligën B të Nations League.
Së bashku me trajnerin i pranishëm në konferencë është edhe futbollisti Milot Rashica dhe menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, raporton Arbresh.info.
Selektori, Franco Foda ka folur për disa futbollistë të cilët kanë marrë ftesë për herë të parë tek Kosova.
“Abdullahu, Demaku dhe Gallapeni janë integruar shumë shpejt dhe shumë mirë në ekipin A. Kanë pasur paraqitje të mira në klubet e tyre, prandaj i kemi ftuar që t’i përgatisim për ekipin A”, tha Foda.
Ndeshja mes Kosovës dhe Islandës luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...