Qeveria gjermane në largim është dakorduar për t’i dhënë këtë vit Ukrainës ndihma shtesë ushtarake mbi 3 miliardë euro, pasi ligjvënësit kanë aprovuar planet për rishikime buxhetore, raportojnë mediat e huaja.
Ndërsa pasiguria vazhdon dhe rritet mes tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet evropiane janë të vendosur për të shfaqur vendosmërinë e tyre ndaj mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.
Ministri i Financave i Gjermanisë, Joerg Kukies, ka njoftuar komitetin parlamentar për buxhet se janë arritur kushtet për autorizimin e fondeve shtesës.
Sipas një dokumenti, Ministria e Financave është dakorduar për shpenzime shtesë prej 2.54 miliardë eurosh për këtë vit dhe bashkë me disa shuma tjera, duke përfshirë edhe një rimbursim nga Fondi Evropian i Paqes, Gjermania do t’i ofrojë edhe 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën./abcnews.al
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...