Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas telefonatës 90 minutëshe mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Zelensky tha se mbështet propozimin për të ndaluar goditjet në infrastrukturën energjetike për 30 ditë, shkruan Sky News.
Sipas tij, Ukraina do të mbështesë çdo ide që çon në një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, por se një armëpushim pa kushte do të ishte një hap më i mirë përpara.
Zelensky nënvizoi se bisedimet e ardhshme për Ukrainën pa Kievin në tryezë nuk do të sjellin rezultate.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë biseduar në telefon për rreth një orë e gjysmë.
Trump deklaroi se me Putin ra dakord për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Ndër të tjera, Trump shtoi se do të punohet për të pasur armëpushim të plotë./abcnews.al
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...