Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi ka reaguar pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi të marr pjesë në varrimin e babit të tij.
Musliu-Shoshi tha se ka ardhur koha që si deputetë të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e çlirimtarëve, përcjell Arbresh.info.
Sipas saj, ky vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë, i paligjshëm dhe jokushtetues.
“Ka ardhur koha që si deputet të veprojmë me vendosmëri për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e ÇLIRIMTARËVE tanë. Vendimi i Gjykatës Speciale për të mos lejuar Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij është i padrejtë, i paligjshëm dhe jokushtetues. Kjo situatë duhet të shërbejë si një ALARM i fundit për ne, si deputetë, që të mos qëndrojmë pasivë, por të marrim masa konkrete. Është e papranueshme të lejojmë abuzimin e pushtetit nga një gjykatë që e kemi krijuar vetë”, ka shkruar Musliu – Shoshi./Arbresh.info
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...
Foda: Sot jemi të gjithë të mërzitur, pasi e donim shumë Bot...
Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet