Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara për moslejimin e ish-presidentit Hashim Thaçi të marr pjesë në ceremoninë e varrimit të babit të tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky vendim është i padrejtë ndërsa potencon se proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore.
LEXO EDHE:
Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait
“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Vdes i riu që ishte aksidentuar para 11 ditësh në Smrekonicë...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...
Duka: Vendimi për ndryshimin e trajnerit erdhi pas ndeshjes ...