Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për tre operatët e energjisë elektrike.
Në njoftim thuhet se bazuar në rezultatet e raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifae për konsumatorët të jetë përreth 15 për qind, shkruan Arbresh.info.
“Raportet konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRRE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje. Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thotë ZRRE.
Tutje thuhet se ZRRE e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative.
“Në këtë kuadër, ZRRE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre. Komentet mund të dërgohen deri në datën 28 mars 2025”, thuhet në njoftim.
Propozimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill ka ngjallur reagime të shumta.
Kujtojmë se me sloganin “Asnjë cent më shumë”, në rrjete sociale, ka nisur një fushatë për të kundërshtuar propozimin për edhe një rritje tjetër të çmimit të rrymës./Arbresh.info/
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...