Këngëtarja Egli Tako është rikthyer sërish në skenën e Big Brother VIP Albania gjatë spektaklit ‘Prime’ të së shtunës, pas largimit të saj vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore.
Në studion e spektaklit, Egli ndau me publikun dhe opinionistët detaje mbi gjendjen e saj dhe arsyet që e çuan të largohej përkohësisht nga gara.
Ajo pranoi se përjetoi një gjendje të rënduar shëndetësore, e cila e detyroi të merrte një vendim të vështirë për ta lënë shtëpinë, por theksoi se tashmë ndihet më mirë dhe është gati për të vijuar rrugëtimin e saj.
“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua, por tani ndihem më e fortë dhe pse jo, do të doja të kthehesha sërish në shtëpinë e Big Brother,” u shpreh Egli në studio.
Rikthimi i saj ka ngjallur diskutime mes publikut dhe banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do t’i japë mundësinë të hyjë përsëri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu