Friedrich Merz, që pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë, të premten arriti një marrëveshje me Të Gjelbrit për rritje masive të borxhit publik vetëm disa ditë para një votimi në Kuvend javën e ardhshme, tha një burim i afërt me bisedimet.
Një kompromis për marrëveshjen rreth borxhit është duke u ekzaminuar ng zyrtarë të Ministrisë së Financave, thanë burimet.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes solli rritje të vlerës së letrave me vlerë, aksioneve dhe valutës euro, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Një burim tjetër tha se disa hollësi ende është duke u punuar rreth disa hollësive. Merz-i dëshiron që përbërja në largim e Kuvendit të miratojë një fond prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën si dhe ndryshime të gjera në rregullat për borxh publik për ta ringjallur rritjen ekonomike dhe për t’i rritur shpenzimet ushtarake në ekonominë më të madhe të Evropës.
Politikani veteran, konservatorët e të cilit muajin e kaluar i fituan zgjedhjet, dëshiron që ta sigurojë fondin para se përbërja e re e Kuvendit të mblidhet më 25 mars, ku ka rrezik që pakti të bllokohet nga një kontingjent i zgjeruar i ligjvënësve të së djathtës ekstreme dhe të majtës ekstreme.
Për t’i siguruar dy të tretat e votave që kërkohen për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, konservatorët e Merz-it dhe partnerët e mundshëm të koalicionit të ardhshëm, socialdemokratët, kanë nevojë për përkrahjen e Të Gjelbërve.
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...