Kryeministri britanik Keir Starmer mbrojti vendimin e tij “pragmatik” për të mos iu përgjigjur tarifave të Donald Trump, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dukej se ishin në prag të një lufte tregtare të plotë.
Kryeministri nuk ka reaguar ndaj tarifave globale prej 25% të presidentit amerikan për çelikun dhe aluminin, pavarësisht ndikimit që do të kenë tek eksportuesit britanikë.
Bashkimi Evropian u kundërpërgjigj, me tarifa për mallrat duke bërë që Trump të kërcënojë një taksë masive 200% për importet e shampanjës dhe verërave të tjera nga blloku.
Starmer tha se opsioni i një përgjigjeje ndaj SHBA-së mbeti në tryezë, por mbështeti shpresat e tij në një marrëveshje më të gjerë me administratën Trump për të përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar nga tarifat e presidentit.
”Natyrisht që jam i zhgënjyer kur shoh tarifa, tarifa globale, për çelikun dhe aluminin. Por, unë do të marr një përgjigje pragmatike për këtë, sepse ne po negociojmë dhe flasim për një marrëveshje ekonomike”, theksoi ai.
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...