Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, banorët po vazhdojnë të përballen me sfidën e mos-reagimit, një provë që kërkon durim dhe vetëkontroll të plotë për të mos shprehur emocionet e tyre ndaj situatave të ndryshme provokuese.
Produksioni po i vendos ata përballë skenarëve të ndryshëm, duke i testuar me provokime psikologjike dhe situata që mund të shkaktojnë reagime të forta.
Një nga provokimet më të bujshme erdhi kur në shtëpi u transmetua një intervistë e Jozit, dhënë gjatë qëndrimit të tij jashtë shtëpisë, ku ai fliste për Loredanën dhe ndjenjat që kishte ndaj saj. Sikur të mos mjaftonte kjo, produksioni vendosi të luante një këngë-dedikim për Loredanën, duke e vënë atë në një pozitë të sikletshme.
Fillimisht, Loredana reagoi me një buzëqeshje të lehtë, por më pas u përpoq të mos shfaqte asnjë emocion, duke e marrë me sportivitet situatën. I njëjti presion ra mbi Jozin, i cili duhej të ruante qetësinë dhe të mos jepte asnjë shenjë emocionale.
Një tjetër banore që u përfshi në këtë situatë ishte Ola, e cila kohët e fundit ka flirtuar me Jozin, pas ftohjes së marrëdhënies së tij me Loredanën. Ajo gjithashtu u detyrua të mos reagojë, edhe pse situata ishte e sikletshme për të. /Telegrafi/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...