Policia e Kosovës njofton se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka realizuar me sukses planin operativ “Droni”, i fokusuar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve, sidomos atyre që kryejnë tejkalime të rrezikshme.
Në kuadër të këtij plani gjashtë ditor, janë shqiptuar 752 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë: shpejtësinë mbi normat e lejuara, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, mos vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj, transmeton Arbresh.info.
Ndërsa, 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentë shoferët dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik.
Kjo masë është marrë ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, si: tejkalime në zona të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik etj.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë me zbatimin e masave preventive dhe ndëshkuese për të garantuar një trafik më të sigurt për të gjithë qytetarët. Andaj apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...