“28 miliardë euro investim në mbrojtje”. Ky është plani i Greqisë me synimin kryesor forcimin e ushtrisë dhe strukturave të tjera të mbrojtjes në vend.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të paraqesë në Parlament Programin Afatgjatë të Armatimeve, i cili synon të përcaktojë investimet strategjike të mbrojtjes për 12 vitet e ardhshme, që përfshin periudhën 2025-2037.
Kjo përkthehet në shpenzime mesatare prej 2 deri në 2.5 miliardë euro në vit.
Pas prezantimit, është ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ai që do të japë detaje mbi programin.
Programi ka marrë emrin “Mburoja e Akilit”, e cila ka për qëllim modernizimin e mbrojtjes ajrore dhe përmirësimin e ndërlidhjes së sistemeve mbrojtëse.
Ky projekt do të forcojë aftësitë mbrojtëse të vendit, duke përfituar nga teknologjitë më të fundit dhe duke përmirësuar koordinimin mes forcave të armatosura greke.
Ne program do të përfshihen nevojat dhe prioritetet e prokurimeve ushtarake, por nuk do të specifikojë sisteme të veçanta apo procedurat e blerjeve te armatimeve, përveç atyre që tashmë janë kontraktuar.
Që nga viti 2020, Greqia ka nënshkruar kontrata mbrojtëse me vlerë rreth 15 miliardë euro, duke përfshirë blerjen e avionëve luftarakë Rafale dhe modernizimin e flotës detare dhe tokësore.
Edhe Bashkimi Europian po përgatitet për një iniciativë të cilësuar sit e pashembullt për një pakete prej 800 miliardë eurosh qe pritet te investohen në sektorin e mbrojtjes.
/abcnews.al/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...