Arrestohen dy persona në Pejë, i grabiten 1600 euro një kalimtari në rrugë

12:56 | 11 Mars 2025
E.K

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar për një rast grabitjeje në Deçan, ku një person ka raportuar se i janë grabitur 1600 euro.

Në njoftim thuhet se, më 11 mars 2025, rreth orës 00:35, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar për një grabitje që ka ndodhur në rrugën “Elez Geci dhe Maxhun Berisha” në Deçan.

“Policia e Kosovës menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje kanë takuar tre persona të cilët kanë informuar se viktima e rastit ishte ndaluar nga dy persona me veturë me targa vendore dhe sipas deklarimit të viktimës të dyshuarit ia kanë grabitur një mijë e gjashtëqind (1600) euro dhe një telefon mobil të cilët janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Pas hetimeve intensive, dy të dyshuarit janë identifikuar dhe janë arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ata janë ndaluar për 48 orë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale