Vullkani Fuego i Guatemalës, i konsideruar nga sizmologët si një nga vullkanet më aktiv në botë, aktualisht po shpërthen.
I vendosur vetëm 60 kilometra nga Guatemala City, ai është një nga vullkanet më aktivë në Tokë, transmeton Klankosova.tv
Autoritetet në shtetin e Amerikës Qendrore kanë evakuuar tashmë rreth 300 familje, por paralajmërojnë se 30,000 njerëz të tjerë në zonë, që ndodhet rreth 60 kilometra larg kryeqytetit, mund të jenë në rrezik.
Shpërthimi filloi të dielën mbrëma dhe deri më tani nuk është raportuar për viktima. Autoritetet kanë mbyllur të gjitha shkollat në afërsi dhe një rrugë kyçe që lidh disa komunitete në zonë.
Ekspertët thonë se rreziku më i madh nga vullkani nuk është vetë shpërthimi, por lahars, një ‘tsunami’ hiri, shkëmbi, balte dhe mbeturinash që mund të fundosin fshatra të tëra.
Një shpërthim i mëparshëm në 2018 vrau 194 njerëz dhe la 234 të tjerë të zhdukur.
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona