Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka marr vendim për rinumërimin e 50 kutive të votimit.
Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se Këshilli i operacioneve zgjedhore ka rekomanduar rinumërimin e këtyre kutive të votimit.
“Janë indetifiku 15 vendvotime në të cilat ka mospërputhje mes një nënshkrimi dhe dy nënshkrime, pra dy nënshkrime në listën e nënshkrimeve dhe një fletëvotim ose dy më pak ose më shumë në kutin e votimit. Është rekomandu që të procedohen për një rinumërim të plotë për të gjitha subjektet politike”, tha Elshani.
Ai tutje përmendi edhe çështjen e rinumërimit të disa votave në Vushtrri pas vendimit të Prokurorisë.
“Sa i përket rekomandimit tjetër është me raportin që kemi pranuar për rezultatet e kandidatëve të LDK-së të dalur gjatë hetimit që është bërë në vendvotimet në komunën e Vushtrrisë. Këtë raport të mospërputhjeve apo të ndryshimeve mes rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet e dala nga hetimi në QNR ka ardh si rekomandim që 35 vendvotime për të cilat vërehet pra është me e dukshme diferenca mes votave të kandidatëve të shkojnë në rinumërim të plotë në Vushtrri, për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët. Këshilli i operacioneve zgjedhore”, tha Elshani.
Ky vendim për rinumërim u miratua nga anëtarët e KQZ-së me 9 vota pro./Arbresh.info
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...