
Young woman with cold sore applying cream on lips. Treatment of herpes infection and virus with ointment. Selective focus.
A e keni ditur që më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme kanë bash thatësirën e buzëve?
Thatësia e buzëve (kserostomia) di të jetë shumë e shpeshtë dhe kryesisht e parrezikshme, por ndonjëherë mund të jetë edhe simptomë e sëmundjeve të rrezikshme.
Nëse nuk keni pirë mjaft lëngje apo jeni të nevrikosur, është plotësisht normale që buzët t’ju jenë të thata.
Madje edhe konsumimi i tepërt i kafes mund të shkaktojë këtë gjendje, si edhe përdorimi i alkoolit dhe i ujit për shpëlarje të gojës.
Megjithatë, thatësia e vazhdueshme mund të zbulojë sëmundje të tjera të ndryshme.
Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t’i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Pështyma do të thahet dhe do ti bëjë akoma më keq buzët të plasaritura dhe të dhimbshme. Këtu ju vjen dorësh mbajtja e një zbutësi buzësh gjithnjë me vete
Urthi
Thatësia e buzëve shpesh përcjell urthin, por shpesh shkakton edhe inflamacion të fytit, i cili do të shkaktojë thatësirën. Inflamacioni ndodh me rastin e kalimit të thartirës së lukthit nga ezofagu në fyt.
Diabeti
Niveli i vazhdueshëm i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë thatësirën e buzëve. Kështu ndodh për shkak që me rastin e shtimit të glukozës në gjak, veshkat humbin aftësinë e absorbimit të lëngjeve dhe ndodh tajitja e sasive të mëdha të urinës dhe dehidrimi i trupit.
Përdorimi i ilaçeve
Madje më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme pikërisht i kanë buzët e thata. Thatësia e buzëve shfaqet edhe te artriti reumatoid, lupusi dhe vaskuliti.
Por, nëse jeni të brengosur për atë që shihni, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun, stomatologun apo dermatologun.
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...