Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar të gjitha gratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje, shoqëri dhe shtet.
Krasniqi ka vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e grave të Kosovës, si dhe ka riafirmuar angazhimin e PDK-së për fuqizimin e tyre në çdo sferë të jetës.
“8 Marsi nuk është thjesht një ditë simbolike, por një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e grave në shoqërinë tonë dhe për të forcuar përkushtimin tonë për më shumë mundësi të barabarta. Gratë e Kosovës kanë dëshmuar guxim dhe vendosmëri në të gjitha periudhat e historisë sonë, duke qenë shtylla e familjeve dhe motor i zhvillimit të vendit”, ka thënë Kryetari Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar se PDK-ja do të vazhdojë të mbështesë politika që fuqizojnë gratë dhe sigurojnë përfaqësimin e tyre të denjë në vendimmarrje.
“Në politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi dhe çdo fushë tjetër, ne duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur gratë dhe për t’u siguruar atyre hapësirën që meritojnë. Vetëm me pjesëmarrjen dhe fuqizimin e tyre, Kosova mund të bëhet vend më i drejtë dhe më i zhvilluar”, ka përfunduar ai.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...