Procesi treditor në Kuvendin e Greqisë përfundoi me rrëzimin e mocionit të mosbesimit për kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, me 157 vota kundër dhe 136 pro.
Mocioni i cili u karakterizua me tension, zëra të lartë u pasua me kërkesë për përjashtimin e deputetit të Demokracisë së Re, Dimitris Kyriazidis. Shkak ishte sulmi i tij i pahijshëm ndaj Zoe Kostantopoulou, i cili ngjalli reagime dhe u dënua nga të gjitha partitë në parlament.
Mocioni i mosbesimit u dorëzua bashkërisht nga katër parti opozitare ( PASOK, SYRIZA, E Majta e Re dhe Pleusi Eleftherias ), duke mbledhur 85 nënshkrime.
Debati i tensionuar dhe i diskutueshëm, me në qendër aksidentin e trenit në Tempi , u zhvillua krahas protestave në të gjithë vendin dhe kërkesës për drejtësi për 57 personat që humbën jetën në aksident me transparencë të plotë ./euronews
18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, ...
Osmani uron Pavarësinë: Përkujtojmë ata që sakrifikuan gjith...
Ditëlindja e Kosovës: Bëhet ngritja solemne e flamurit
Edi Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore