Sot, më 7 Mars, shënohet Dita e Mësuesit.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se gjatë historisë, mësuesit kanë qenë shtylla kryesore në formësimin e brezave, duke mbjellë dijen dhe ndërgjegjen kombëtare.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë mësimdhënësit, duke e theksuar rolin e pazëvendësueshëm të tyre në ndërtimin e identitetit kombëtar.
“Gjatë gjithë historisë sonë, mësuesit kanë qenë shtylla kryesore në formësimin e brezave, duke mbjellë dijen dhe ndërgjegjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, nuk ishte thjesht një shkollë – ishte një betejë dhe një fitore për të ardhmen. Shkolla shqipe ndër dekada ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe themel i rezistencës kombëtare. Mësuesit tanë, në kohë të vështira e në kohë më të lehta, kanë mbajtur të gjallë shpirtin shqiptar. Mirënjohje e përhershme për gjithë mësimdhënësit për punën e tyre”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...