Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka hapur një website që shërbejë për denoncimin e krimeve zgjedhore.
Ky hap vjen pas publikimit nga ana e SPAK të strategjisë për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore.
Në një aktivitet disa ditë më parë kreu i SPAK Altin Dumani tha se hetimi i veprimeve penale për krimet zgjedhore do të bëhet pa asnjë lloj paragjykimi.
Dumani u shpreh se askush që zbaton ligjin dhe Kushtetutën në lidhje me mbajtjen e procesit zgjedhor nuk duhet të ketë frikë nga strukturat speciale që do të monitorojnë procesin.
Ai shtoi se SPAK do të nisë hetimet sa herë do të ketë raste të dyshuara dhe fakte penale për krime zgjedhore.
“Askush nuk duhet të ketë frikë nëse zbaton ligjin dhe Kushtetutën. Ne e kemi detyrim ligjor dhe kushtetues që, sa herë kemi raste që përbëjnë fakt penal, jemi të detyruar të nisim hetime,” tha Dumani.
Dumani gjithashtu theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme për hetimin e krimeve zgjedhore./euronews
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës