Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri nga një 31-vjeçar, pas një përleshjeje verbale.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren, njofton Policia e Kosovës.
“Me datën 06.03.2025, rreth orës 01:50 në rrugën “Durrësi “ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar ( Z.T. 31 vjeçar ) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G 26 vjeçar). Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes. Me kohë janë njoftuare dhe Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është vetëdorëzuar dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, pushkë automatike me numër serik AK -47, 2 karikatorë, 7 fishekë të kalibrit të panjohur dhe 1 gëzhojë.
I dyshuari thuhet se është intervistuar në prezencën e avokatit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti thuhet se është cilësuar si “vrasje në tentative” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”./Arbresh.info
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...