Udhëheqësit e BE-së do takohen sot në Bruksel ku do të mbahet Këshilli i Posaçëm për mbrojtjen. Ky takim vjen pas një paralajmërimi nga presidenti francez Emmanuel Macron se kontinenti është në një “pikë kthese të historisë”.
Takimet fokusohen në sigurinë në kontinent, si dhe mbështetja ndaj Ukrainës.
Kujtojmë se Samiti i Fundit u mbajt në Londër, një samit të organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.
Përveç riarmatimit, liderët pritet të diskutojnë se si BE-ja mund të mbështesë më tej Kievin pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi të hënën se do të pezullonte ndihmën për Ukrainën dhe Uashingtoni konfirmoi vendimin e tij për të ndaluar ndarjen e inteligjencës me vendin.
Gjithashtu edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në bisedime./abcnews.al/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë