Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën.
“Ajo që tha Presidenti Trump është, ai kërkoi një pauzë”, tha Ratcliffe për Fox News, duke shtuar se “Presidenti Trump është presidenti i paqes”.
Ai shtoi: “Nuk ka pasur kurrë një luftë nën udhëheqjen e tij. Ai dëshiron t’i japë fund luftërave që ekzistojnë.”
Ratcliffe tha se Trump ka një “pyetje të vërtetë” nëse udhëheqësi ukrainas Zelensky ishte i përkushtuar ndaj procesit të paqes.
“Unë mendoj se në frontin ushtarak dhe atë të inteligjencës, pauza që lejoi që kjo të ndodhte, mendoj se do të largohet. Dhe unë mendoj se ne do të punojmë krah për krah me Ukrainën pasi duhet të zmbrapsim agresionin që është atje.”, shton Ratcliffe.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë