Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Ferizaj.
Sipas policisë, dy persona nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth 1000 euro, shkruan Arbresh.info.
Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
“GRABITJE E ARMATOSUR Ferizaj 03.03.2025 – 18:15. Me datën dhe kohën e lartcekur ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër kosovare–punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth njëmijë (1000)€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare