Ceremonia e Topit të Artë të vitit të kaluar bëri zhurmë të madhe si pasojë e mospjesëmarrjes së Real Madridit në të.
Deri në momentet e fundit u tha se Vinicius Junior do ta fitonte Topin e Artë, mirëpo në çastet e fundit u zbulua se Rodri do ta merr këtë çmim, shkruan Arbresh.info.
Kjo ngjau reagime të shumta madje edhe mospjesëmarrje në ceremoni nga vetë ylli brazilian.
Për këtë pas shumë muajsh 24-vjeçari e ka thyer heshtjen dhe ka folur.
“Do të kem shanse të tjera për Topin e Artë, jam ende i ri dhe nuk dua të largohem nga Europa dhe sidomos Real Madrid, ku pres të rinovoj. Në ceremoni nuk shkova jo sepse nuk doja por sepse klubi ma urdhëroi dhe unë e zbatova atë vendim”, tha ai.
Deri në këtë pikë të këtij sezoni Viniciusi ka luajtur 35 ndeshje duke realizuar 17 gola dhe 12 asistime./Arbresh.info
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...