Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump, pak orë para takimit të saj me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Londër.
“Palazzo Chigi” ka konfirmuar komunikimin mes Melonit dhe Trump ku në fokus ka qenë Ukraina dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 3-vjeçare me Rusinë.
Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer do të presë një Samit në Londër që do të fokusohet në garancitë e mbrojtjes dhe sigurisë për Ukrainën ku do të marrin pjesë liderët europianë.
Takimi është pjesë e një përpjekje më të gjerë koordinimi Mbretëri e Bashkuar-Bashkimi Europian për një front të ri mbrojtje për kontinentin dhe ndihmën e ardhshme usharake për Ukrainën.
Në takim ishin të ftuarit liderët e Italisë, Gjermanisë, Francës, Danimarkës, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Spanjës, Turqisë, Finlandës, Suedisë, Republikës Çeke dhe Rumanisë. Pritet të marrin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen si dhe kreu i Këshillit Europian, Antonio Costa.
Ndërsa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në Canale Cinque në specialen e Tg5 ”Kush është gati për paqen?”, ka deklaruar se Italia e ka mbështetur gjithmonë Ukrainën sepse është mbrojtur ligji ndërkombëtar. Por, ai ka thënë se është domosdoshme që tash të punohet për paqen.
Tajani ka theksuar se duhet të ulen tryezë, evropianët, Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme që do t’i japë jetë një paqeje të qëndrueshme.
“Më pas do të shohim se si ta garantojmë atë: disa po mendojnë për një mision ndërkombëtar, një mision të OKB-së, por së pari ne duhet të arrijmë paqen dhe më pas të shohim se si ta mbrojmë atë”, ka theksuar ai.
Sipas tij, pozicioni i Italisë është shumë i qartë.
“Mbrojmë unitetin e Perëndimit sepse Perëndimi do të thotë aleancën e Atlantikut, mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në botë. Kjo është arsyeja pse të veçosh veten do të thotë të dëmtosh të gjithë. Prandaj, Italia ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë një samit Evropë-Shtetet e Bashkuara për të identifikuar zgjidhjet më të mira, për shembull, për të arritur paqen në Ukrainë…Evropa duhet të dëgjojë zërin e saj. Evropa gjithashtu duhet të bëjë më shumë, duhet të bëjë hapa përpara për të ndërtuar një mbrojtje reale të përbashkët. Sigurisht që kërkesat e SHBA-së janë të drejta: nëse kërkojnë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen tonë kanë të drejtë dhe ne duhet të japim përgjigje pozitive dhe konkrete”, ka deklaruar Tajani.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...