Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi mediat kanë publikuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin urdhërohet kryeministri Albin Kurti, që të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 04 mars 2025 në cilësinë e dëshmitarit.
Kryeziu, në sqarimin e tij, thotë se sot gjatë ditës Zyra e Kryeministrit i është drejtuar Gjykatës Themelore pikërisht si përgjigje ndaj Njoftimit të saj të datës 21 shkurt 2025.
“Për këtë ne ende po presim përgjigje nga Gjykata”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Tutje, Kryeziu thotë se “raportimet e orës të fundit se Gjykata Themelore urdhëron kryeministrin Kurti të paraqitet si dëshmitar, nuk janë përgjigje ndaj letrës sonë që e kemi publikar sot, por bazohen në Njoftimin e Gjykatës së datës 21 shkurt të cilit Zyra e Kryeministrit i është përgjigjur sot, 28 shkurt”.
Kurti i kërkon Gjykatës ta obligojë Prokurorinë Speciale që dëshminë t’ia marrë në zyrë
“Me ose pa qëllim, deklarata që Gjykata Themelore u ka dhënë medieve sot po përdoret për keqinformim duke krijuar opinionin e gabuar se përkundër përgjigjes së Zyrës së Kryeministrit Gjykata ka urdhëruar Kryeministrin Kurti që të paraqitet në prokurori”, ka shkruar Kryeziu.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër me të cilin e obligon kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet më Prokurorinë Speciale, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore.
Kurti i kërkon Gjykatës ta obligojë Prokurorinë Speciale që dëshminë t’ia marrë në zyrë
Urdhri për tu paraqitur kryeministri Kurti në prokurori si dëshmitar vjen në ditën kur Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në Qeveri.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për dëshmi duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale.
Ndërkohë, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar sot se, përmes një shkrese drejtuar Gjykatës Themelore ka kërkuar që të obligojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar brenda zyrës së kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se Kurti nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij në lidhje me çështjen në fjalë, por që kërkon që intervistimi të bëhet në zyrën e kryeministrit.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...