Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (26 shkurt) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.
Banori Besart Kelmendi apo i njohur për publikun, Gjesti, vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë.
Në një situatë të pazakontë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Atij iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë do të marrë ndëshkimin në spektaklin e së shtunës.
Big Brother bëri të ditur po ashtu se Gjesti ishte hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të sigurisë, vend i cili po ashtu monitorohet 24/7 me kamera dhe me staf sigurie.
Në ‘Shqipëria Live’ janë sjell pamjet e vendit ku banori u hodh duke treguar më shumë detaje rreth këtij rasti.
Ata kanë zbuluar murin, vendin se si duket dhe për atë se çfarë ndodhi pasi ishte hedhur.
Megjithëse nuk pati lëndime, thuhet se muri është i lartë rreth dy apo tre metra.
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime