Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit është njoftuar nga Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë se ditën e nesërme, nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në PKK Kakavijë, PKK Qafë Bot – Sarandë dhe PKK Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë, dhe për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve.
Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar sot se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).
Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë./atsh.al
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...