Mesfushori argjentinas Claudio Echeverri është bashkuar me Manchester City dhe do të jetë i në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit, ka njoftuar klubi i Premier League të enjten.
Echeverri kishte nënshkruar me City nga River Plate në janar të vitit të kaluar, por ka qëndruar në huazim te klubi argjentinas deri muajin e kaluar. Ai shkon në Angli pasi kishte mbajtur shiritin e kapitenit të Argjentinës në Kampionatin e Amerikës së Jugut për të rinjtë nën njëzet vjeç.
Në fillim të këtij muaji, nëntëmbëdhjetë vjeçari ka shënuar gjashtë gola në nëntë ndeshje, duke udhëhequr Argjentinën deri në finale, ku është mposhtur nga Paraguai. Echeverri, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2028, ka zhvilluar dyzet e tetë paraqitje për River Plate, ku ka shënuar katër gola.
“Nuk mund ta them se sa i emocionuar jam që jam këtu në Manchester dhe që më në fund mund ta quaj veten një lojtar të Manchester City”, ka thënë Echeverri në një deklaratë për klubin.
Manchester City, që ndodhet në vendin e katërt në Premier League, do të luajë në FA Cup këtë fundjavë, duke pritur Plymouth Argyle të shtunën./rtk
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...