Kështjella e Argjirosë është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të turistëve vendas e të huaj, jo vetëm gjatë sezonit të verës, por edhe në dimër.
Edhe në këto ditë shkurti, Kalaja e Gjirokastrës vijon të mirëpresë turistë nga mbarë bota. Numri i vizitorëve është në rritje çdo ditë.
Janë të shumtë ata të cilët vijnë për të parë nga afër bukuritë, historinë dhe të shprehin opinionin e tyre për ato çka ofron Gjirokastra.
“Jam nga Italia dhe ndodhem për herë të parë në këtë qytet. Është një vend shumë mbresëlënës dhe po vizitoj çdo ambient të kalasë për t’u njohur me historinë e saj interesante. / Unë vij nga Kili, nga Amerika Jugore, dhe kam zgjedhur së bashku me miken time të vizitojmë kalanë. Kemi parë për këtë vend në Instagram dhe zgjodhëm ta vizitojmë nga afër, pasi ka vërtet një arkitekturë të veçantë. Është e mrekullueshme. Do t’ua rekomandoj miqve dhe familjarëve të mi që të vijnë sa më parë në Shqipëri,” thonë dy turiste të huaja./rtsh.al
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...
Islanda bojkoton Eurovisionin 2026, i bashkohet Spanjës, Irl...
Hargreaves nënshkruan me krerët fetarë Deklaratën e Përbashk...
Nesër nisin punimet për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e...