Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Redon Berani, ka reaguar pas përfundimit të televotimit për rikthimin e banorëve në shtëpi, ku nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për të vazhduar lojën.
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën dhe e votuan, duke theksuar se dëshironte të rikthehej si një lojtar i vetëm, por fati nuk ishte në anën e tij.
“Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim në Big Brother VIP. Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja lojën si lojtar i vetëm, por nuk e deshti fati. Ju dua shumë dhe ju uroj gjitha të mirat!” – shkroi Redoni.
Pavarësisht se nuk u rikthye në shtëpi, Redoni mbetet një nga ish-banorët më të pëlqyer të këtij edicioni, duke fituar simpatinë e publikut gjatë qëndrimit të tij në lojë. Mbështetësit e tij e vlerësuan për lojën e tij të sinqertë dhe karakterin e fortë, duke e bërë një figurë të dashur për audiencën.
Megjithëse rrugëtimi i tij në këtë format përfundoi, duket se ai ka lënë një gjurmë të rëndësishme, ndërsa fansat e tij mbeten në pritje për projektet e tij të ardhshme jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
View this post on Instagram
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...