Ish-yjet e Chelsea, Didier Drogba dhe Michael Essien, kanë dalë në mbrojtje të Jose Mourinho, pas akuzave për komente raciste ndaj tij nga klubi turk Galatasaray.
Galatasaray ka bërë të ditur se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër trajnerit të Fenerbahce, pas barazimit të së hënës në kampionat, ku për Mourinho thuhet se ka fyer pankinën e skuadrës kundërshtare. Trajneri portugez është akuzuar se ka thënë se pankina vendase po “kërcente si majmunët”.
Fenerbahce është përgjigjur duke deklaruar se komentet e trajnerit portugez janë “nxjerrë jashtë kontekstit” dhe “janë shtrembëruar qëllimisht”.
Drogba, i cili në vitin 2004 qe bërë blerja rekord e Chelsea dhe një nga lojtarët kyç të Mourinho në fitimin e dy titujve radhazi në Premier League, ka shprehur mbështetjen e tij për të në rrjetin social X.
“Kam parë komentet e fundit për Jose Mourinho. mM besoni kur ju them se e njoh prej njëzet e pesë vjet dhe ai nuk është racist. Historia e dëshmon këtë”, ka shkruar Drogba, i cili më vonë kishte luajtur edhe për Galatasaray.
Essien gjithashtu e ka mbrojtur ish-trajnerin e tij duke postuar në X dhe Instagram një foto të vjetër ku pos tij ishin Drogba e Mourinho.
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...