868 persona jashtë Kosovës dërguan nga dy herë pakon me fletëvotim

14:47 | 25 Shkurt 2025
E.H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të dërguara në kutitë postare të KQZ-së, janë aprovuar 62,990 zarfe, ndërkaq janë refuzuar 4,865 të tjera.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka bërë të ditur se gjatë vlerësimit është vërtetuar se 131 zarfe janë dërguar gabimisht në kutitë postare të KQZ-së, kurse 729 zarfe nuk janë vlerësuar, pasi aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Sipas KQZ-së, 868 zarfe me fletëvotime nga jashtë janë refuzuar pasi votuesit kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë,

Arsyet e refuzimit të 4,865 zarfeve:

– 2,870 zarfe nuk janë proceduar, pasi votuesit ishin të anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës (29 gusht 2024 – 26 dhjetor 2024);

– 310 zarfe janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk ka qenë i personalizuar (një person – një fletëvotim);– 24 zarfe janë refuzuar, pasi nuk kanë pasur pullë/vulë postare;

– 138 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit i kanë dërguar nga një shtet tjetër nga ai që kishin deklaruar gjatë regjistrimit;– 178 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim;

– 432 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka munguar dëftesa e regjistrimit dhe kanë përmbajtur vetëm fletëvotimin;– 45 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar fletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës dhe nuk kanë përfshirë dëftesën e regjistrimit;

– 868 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale