Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka shkëqlyer mbrëmë në fitoren e Manchester Cityt me rezultat 2-0 në “Etihad Stadium”.
Ai realizoi gol dhe asistoi njëherë, duke vazhduar formën e tij të mirë, shkruan Arbresh.info.
Egjiptiani ka folur për “Sky Sports” ku theksoi se e do edhe një titull të dytë kampion.
“Është e pabesueshme. Është një vend shumë i vështirë për të ardhur dhe për të luajtur këtu. Ata janë një ekip i vështirë dhe kanë një menaxher të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që në fund e fituam ndeshjen.
Është speciale, sidomos kur je në garën për titull, është e pabesueshme. Shpresojmë që të ruajmë qetësinë, sepse ndonjëherë vjen presioni. Ne përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Nuk e di nëse ky është sezoni im më i parë.
Ne kemi nevojë për një titull tjetër. Unë dhe djemtë e mëdhenj në ekip, ne kemi nevojë për një titull tjetër”, u shpreh Salah.
Deri më tani sulmuesi i “The Reds” ka shënuar 25 gola e 16 asistime në Premier League./Arbresh.info
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut