Fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit të Rusisë pasi Shtetet e Bashkuara nuk arritën të bindin Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të miratonte rezolutën e saj që kërkonte fundin e luftës pa përmendur agresionin e Moskës dhe njëkohësisht asambleja miratoi një rezolutë ukrainase, duke kërkuar që Rusia të tërhiqet menjëherë nga Ukraina.
Por ky votim tregoi gjithashtu një mbështetje të zvogëluar për Ukrainën, rezoluta e së cilës kaloi 93-18, me 65 abstenime. Këto shifra janë më të ulëta se ato të mëparshme, ku mbi 140 votuan pro dënimit të agresionit rus.
Ata refuzuan rezolutën amerikane dhe më pas asambleja bëri të qartë se Rusia pushtoi fqinjin e saj më të vogël në kundërshtim me Kartën e OKB-së./tch

Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci