Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin Mentor Ademi në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, i cili ka fituar grantin në vlerë prej 50 mijë euro.
Peci me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Ademi është një shembull i suksesit në bujqësi me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Mentor Ademi nga fshati Pestovë, komuna e Vushtrrisë është një shembull i suksesit në bujqësi, me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë.
Me mbështetjen e grantin në vlerë prej 50,000€, ai ka investuar në:
Ventilimin e depos për ruajtjen më të mirë të prodhimeve
Rimorkio
Makineri për mbjelljen e patates
Makineri për bluarjen e barit
Tifon për ujitjen e patates
Frez
Stërpikëse
Përveç mbështetjes me grante, zhvillimi i depove bujqësore që adreson nevojën për ruajtjen e produkteve dhe valorizimin e tyre përmes plasimit të tyre në kohë të përshtatshme do të mbështetet edhe përmes Koncept-Dokumentit për Kooperativa Bujqësore (vullnetare) më pas dhe Ligjit si dhe Ligjit për Tregun e Përbashkët dhe kjo do t’u mundësojë fermerëve:
Ruajtje më të mirë dhe më afatgjatë të prodhimeve
Treg më të organizuar dhe më të qëndrueshëm për produktet vendore.
Për fermerin e Kosovës!/Arbresh.info
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...