Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim A.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën “ushtrimi i ndikimit”.
Në njoftim bëhet e ditur se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 17 mars 2023 në Prishtinë, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar para për vete që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e gjyqtarit dhe prokurorit lidhur me lirimin e një personi.
“Në atë mënyrë që pas arrestimit të të pandehurit E.S., dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllain e të pandehurit G.Z., prej të cilit ka kërkuar 40.000 euro para, që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar, gjyqtar e prokuror për ta liruar nga paraburgimi të pandehuri E.S., i cili gjendej në Q.P.Gj sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se do të ketë kryer veprën penale ‘fajdeja’ nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së dhe veprën penale ‘shmangia nga tatimi’ nga neni 307 paragrafi 3 të KPRK-së edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Arbresh.info
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...