Imunizimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më e sigurt për mbrojtje të shëndetit dhe parandalim të shumë sëmundjeve.
Kosova ka një mbulueshmëri të mirë të vaksinimit me mbi 90% të popullatës të imunizuar. Kështu ka thënë specialisti i Shëndetit Publik, Faik Hoti.
Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit si mënyra më e mirë për parandalimin e shumë sëmundjeve, ai tha se Kosova është tregim suksesi sa i përket vaksinimit.
“Sa i përket imunizimit, Kosova është një storie e suksesit pasi shkalla e vaksnimimit është mbi 90%. Po flasim për 13-të vaksinat që janë pjesë e Kalandarit të rregullt të vaksinimit. Është një traditë e mrië e vaksinimit. Gjithmonë duhet të ketë aktivitete dhe prindërti të jenë të vëmendshëm dhe i’i vaksiojnë prindërit”, tha Hoti në RTK.
Edhe specialisti i Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Rushit Ismajli, duke folur rreth rëndësisë së vaksinimit qysh në fëmijëri, apeloi te të gjithë prindërit që të mos hezitojnë në këtë proces, pasi sipas tij, vaksina shpëton jetë.
“Është e çuditshme se ka pasur propaganda se ajo shkakton autizëm apo që ato janë të dëmshme, sidomos për vaksinën e fruthit. Për fat të keq, pastaj ka pasur edhe epidemi të fruthit që nuk është dashur të ndodhte. Këto janë keqkuptime, jo të bazuara në shkencë. Vaksina mbron dhe sigurohemi që fëmijët të rriten të shëndetshëm. Mesazhi im është që të mos hezitojnë prindërit që t’i sjellin fëmijët për vaksinim. Për fat të mirë, Kosova gjithmonë ka qëndruar mirë me vaksinim, prandaj ta mbajmë lartë nivelin e vaksinimit”, tha Ismajli
Së fundi, në kalendarin e rregullt të vaksinimit, u shtuan edhe tri vaksinat e reja, ndër to edhe ajo kundër papilloma virusit (HPV), e cila këtë vit po aplikohet edhe te djemtë.
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...