Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është prezantuar në klubin e MLS-së, FC Austin.
Ai ka marrë fanellën me numrin 10 dhe është gati për aventurën amerikane.
Austin’s No. ? pic.twitter.com/OhWcaJ86sl
— Austin FC (@AustinFC) February 19, 2025
Pasi është prezantuar para mediave, ai ka mbajtur edhe një fjalim.
“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”, tha Uzuni.
Welcome to the VERDE fam, Myrto! ?? pic.twitter.com/5DduXb9pyP
— Austin FC (@AustinFC) February 20, 2025
Në faqen e klubit është publikuar edhe një foto e 29-vjeçarit me tifozët e Austin.
Aventurën e fundit e Uzunit ishte tek Granada në Spanjë./Arbresh.info
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër