Kryeministri i Sllovenisë uron Kurtin për 17-vjetorin e Pavarësisë

17:01 | 19 Shkurt 2025
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona janë në nivel të lartë, që është një pikënisje e mirë për bashkëpunim në të ardhmen. Sllovenia mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë Kosovës të ndërtojë bazë solide të mbështetur në parimet e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit”, thuhet në urim.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin e tij, kryeministri Golob u ka uruar mirëqenie dhe prosperitet popullit të Kosovës.

Përkthimi jozyrtar i letër urimit:

I nderuar kryeministër,

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe që në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim, t’ju përcjell juve, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës urimet e mia të sinqerta, së bashku me urimin për mirëqenie dhe prosperitet të popullit të Kosovës.

Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona janë në nivel të lartë, që është një pikënisje e mirë për bashkëpunim në të ardhmen. Sllovenia mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë Kosovës të ndërtojë bazë solide të mbështetur në parimet e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit.

Zbatimi me dedikim i reformave për të forcuar institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit është jetike si për Kosovën ashtu edhe për stabilitetin e rajonit.

Ju lutem, i nderuar kryeministër, pranoni konsideratën time më të lartë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale