Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca e këtij procesi gjyqësor pritet të nis sot në orën 9:00.
Ndryshe të enjten ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës dhe ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi ka përfunduar dëshminë në këtë proces gjyqësor e cila ka zgjatur katër ditë, rsporton RTKlive.
Ndërsa, Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në çështjen gjyqësore për krime lufte të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ditë më parë vendosi se deklaratat me shkrim të dy dëshmitarëve dhe një provë materiale shoqëruese mund të pranoheshin si prova, duke theksuar se dëshmitë me shkrim nuk e dëmtonin padrejtësisht Mbrojtjen, sepse Mbrojtja do të ketë mundësinë të marrë në pyetje dëshmitarët për të gjitha aspektet që gjykohen relevante.
“Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për pranim të një prove materiale sipas rregullës 154 dhe miratoi një kërkesë tjetër për t’i shtuar listës së provave materiale disa dokumente, duke theksuar se Mbrojtja nuk e kundërshtoi këtë”, tha sot në konferencën për media, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle./rtk
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një person i...
Shtatë turistë humbin jetën në Rusi, u mbytën pasi po lëvizn...
Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’...
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...