Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në këtë përvjetor i nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, shkruan Arbresh.info.
“I nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar, shumë larg Kosovës, vazhdojnë ta paguajnë çmimin e tyre.”, ka shkruar ai.
Hamza tha se me krenari dhe të palëkundur po e ndërtojmë një Kosovë, ku liria, barazia dhe drejtësia e forcojnë shtetin dhe shoqërinë.
“Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është ëndrra e madhe për Kosovën. Në zemrat dhe mendjet e qytetarëve është forca e popullit tonë. KOSOVË, e gëzofsh ditëlindjen e 17-të! Qytetarë krenarë, qëndroni të bashkuar dhe me shpresë!”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz