I dërguari presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misioni speciale, Richard Grenell, ka uruar të gjithë kosovarët për 17-vjetorin e Pavarësisë.
Ai kujtoi në një postim në platformën “X” “padrejtësinë e rëndë” që tha se po i bëhet “atit themelues të shtetit të Kosovës”, Hashim Thaçit.
“Megjithatë, ky përvjetor është i errësuar nga një padrejtësi e rëndë. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet ta festonte sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, shkroi Grenell.
“Europianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, shkroi Grenell.
Zyrtari i lartë amerikan tha se “kjo burgosje e padrejtë duhet të marrë fund”, ndërsa postimin e mbylli me një “#Jack Smith”, emrin e prokurorit i cili i akuzoi ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Presidenti i SHBA-së, Donal Trump s’e ka përjashtuar mundësinë e hetimit të Jack Smith, ndërsa ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të kthehet në Gjykatën Speciale në Hagë./Arbresh.info/
I wish all my friends in #Kosovo a joyous and safe celebration on the 17th anniversary of their independence.
However, this milestone is overshadowed by a grave injustice. The founding father of Kosovo’s statehood, President Hashim Thaçi, should be celebrating today in Pristina…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 17, 2025
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...