Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurit Hisni Ibishit dhe djalit të tij, B.I. , për vrasjen e së mërkurës në Skenderaj, ku mbeti i vrarë Ismet Ibishi 42-vjeçar.
“Me datë 12 shkurt 2025 në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, të pandehurit, së bashku e të vetëdijshëm për veprimet e tyre, me dashje e privojnë nga jeta tani të ndjerin I.I., ashtu që derisa viktima ishte duke pirë kafe në lokal, të pandehurit posa hyjnë në lokal i nxjerrin armët dhe shtijnë në drejtim të ndjerit I.I, dhe goditjet rezultojnë vdekjeprurëse për të ndjerin”, thuhet në njoftimin për media.
Rreth orës 13:50 si pasoj e të shtënave me armë zjarri brenda një kafiterie në rrugën “Salë e Hamit Jashari”, një 42-vjeçar ka humbur jetën./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...