Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite.
Sipas raportit të policisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me vendim të prokurorit.
‘Suharekë 13.02.2025-16:10. Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info
Rama: Më 28 maj nën patronatin e Kryeqytetit përkujtohen Feh...
Lushtaku ushtron padi ndaj Kurtit: Deklaratat e tij janë shp...
“Do të jetë afatgjatë”, Osmani flet për bashkimin me LDK-në
Fjalë emocionuse të Sylvinhos pas largimit nga Shqipëria
Rasti “Pronat në Prizren”, arrestohen dy persona për keqpërd...
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Tiranë në mbë...