Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, me ftesë të ministrit Federal të Financave të Gjermanisë, Jorg Kukies.
Sveçla tha se ishte folës në ministerialin e katërt me temën “Financimi i terrorizmit si kërcënim global i sigurisë”, ku theksoi angazhimet institucionale të Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij.
“Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, shkroi Sveçla.
Më tej, ai tha se shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e plotë me shtetet aletate në këtë betejë, të cilën e quajti të përbashkët dhe e cila përbën rrezik global.
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...