Oppo ka konfirmuar datën 20 Shkurt për debutimin e Find N5, për të cilin kompania thotë se është telefoni më i hollë me ekran të palosshëm në botë. Telefoni do të ribrandohet si OnePlus Open 2 në disa vende perëndimore.
Prodhuesi Kinez prej disa javësh ka zbuluar herë pas herë detaje të smartfonit duke vënë theksin tek rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit si dhe një rrudhje minimale e ekranit në pjesën ku gjendet boshti i palosjes.
Vëmendje kanë marrë edhe përmasat e telefonit duke theksuar sesa i hollë është dhe si krahasohet me pajisjet Apple. Sipas raportimeve Find N5 është vetëm 4mm i hollë duke tejkaluar Honor Magic V3 i cili ishte 4.35mm i hollë.
Gjiganti Korean gjatë prezantimit të serive Galaxy S25 zbuloi edhe një variant S25 Edge me një dizajn super zë hollë. Ky produkt vjen si përgjigje e spekulimeve se Apple do të lançojë iPhone 17 Air në Shtator dhe është vetëm 5.5mm i hollë.
iPhone më i hollë gjer më sot është iPhone 6 prej vetëm 6.9mm.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...