Forca të Policisë së Kosovës kanë hyrë brenda sallës “1 Tetori” në Prishtinë për shkak se disa komisionerë të VV-së dhe LDK-së janë përplasur verbalisht mes vete.
Konflikti verbal nisi për shkak të një vote, ku komisionari i VV-së ka kërkuar që një votë të shpallet e pavlefshme, ndërsa komisioneri i LDK-së kërkoi që vota të llogaritej si e vlefshme, ndërsa kalimin në konflikt fizik e ndaloi Policia e Kosovës.
Ndërsa, tashmë Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë tashmë ka nisur numërimi i votave për kandidatë për deputetë, pas më shumë se tri ore vonesë.
Vonesa u shkaktua për shkak të problemeve me sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e policisë por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë asnjë përgjigje./Arbresh.info/
SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...